LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani

Një humbje e madhe është shënuar sot për letrat shqipe, pasi shkrimtari Dhimitër Xhuvani ka mbyllur sytë për të fundit herë, duke u ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare për shkaqe natyrale.

Autor i mjaft veprave artistike, Xhuvani njihet si një ndër figurat kryesore që bënë epokë në letërsinë shqiptare gjatë dekadave të fundit.

I lindur në vitin 1934 në Pogradec, ai do të studionte letërsi në Tiranë dhe më pas do t’i vijonte studimet e larta edhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës.

Në vitin 1958, do të botohej vëllimi i parë i tregimeve të Dhimitër Xhuvanit me titullin "Kambanat e fundit", për të vijuar më pas, në vitin 1962 me vëllimin e dytë të tij, “Midis dy netëve".


Ndërsa romani i tij, i botuar në vitin 1966 “Tuneli”, do të paraqiste gjendjen e vërtetë në Shqipëri në ato vite, dhe për këtë arsye, shkrimtari i njohur u dëbua nga Tirana dhe punoi në Cërrik e në disa fabrika të qyteteve tjera.

Pas kthimit, Dhimitër Xhuvani “i rehabilituar” botoi në vitin 1970 romanin "Përsëri në këmbë".

Për të vijuar më pas me botimin e disa romaneve si ai në vitin 1976 me titullin "Zgjimi i Nebi Surrelit", në vitin 1979 romani me titullin "Do të jetojmë ndryshe", në vitin 1981 romani "Vdekja e zotit Kaloti", ndërsa në vitin 1984, ai me titullin “Bota ime” etj.

Bashkë me të, letërsia shqiptare humbi një nga zërat kryesorë të shekullit të kaluar. /NOA/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit

Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit

Kulture
Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor

Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Kalo në kategori