LAJMI I FUNDIT:

Tango argjentinase në trashëgiminë e njerëzimit

Tango argjentinase në trashëgiminë e njerëzimit

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) ka marrë vendimin për futjen e Tangos argjentinase në trashëgiminë e njerëzimit, gjatë një takimi mes 400 ekspertëve të mbledhur në Abu Dhabi, të çilet kishin për detyrë caktimin e një listë të arteve dhe traditave që duhen ruajtur.

I etiketuar si kërcim i joshjes, tango personifikon si diversitetin kulturor, ashtu edhe dialogun.

Muzika dhe kërcimi janë rezultat i një miksimi të ritmeve dhe melodive me një komponent të fortë nostalgjik dhe sentimental ku instrumenti karakteristik është Bandoneon. /tch/telegrafi/