LAJMI I FUNDIT:

Hapet Festivali PriFilmFest

Hapet Festivali PriFilmFest

Të martën mbrëma në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, hapet edicioni i parë Festivali i Filmit “PriFilmFest”, i cili synon të promovojë Kosovën si shtetin më të ri në botë nëpërmjet kulturës.

Organizatorët e festivalit thonë se kanë punuar shumë që ky edicion t’i prezantohet publikut në mënyrë sa më profesionale.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e festivalit, vetëm grimin jemi duke e bërë. Ndërsa sa i përket filmave, gjithë javën do të shfaqen 30 filma këtu në Prishtinë, ku së bashku me repriza do të kemi rreth 70 shfaqje”, tha drejtori artistik i festivalit, Fatos Berisha.

Do të ndahen 6 çmime për filmin, regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë, si dhe çmimi special i jurisë dhe ai i publikut.


Fituesit do të marrin skulpturën e dizajnuar të skulptorit Luan Mulliqi, “Hyjnesha e artë”, punim i stilizuar i simbolit antik të qytetit të Prishtinës.

Festivalin do ta hap sonte filmi “Lindje, perëndim, lindje”, i regjisorit Gjergj Xhuvani nga Shqipëria, ndërsa aktorja britanike Vanesa Redgrave, fituese e çmimeve Oskar dhe Golden Globe, do të jetë presidentja e Bordit të këtij Festivali. /rtk/telegrafi/