LAJMI I FUNDIT:

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në Shkup

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në Shkup

Teatri Shqiptar në Shkup do të shfaqë të premten premierën e dramës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të autorit Ismail Kadare, me regji të Dino Mustafiq.

Dramatizimin e kësaj shfaqje e ka përgatitur Jeton Neziraj, kurse skenografinë Dragutin Broz.

Në këtë dramë luajnë Bajrush Mjaku, Xhevdet Jashari, Adem Karaga, Vebi Qerimi, Musherefe Llozani, Adrian Aziri, Valon Ademi “ Valoni, Merlinda Saiti, Genci Mirzo, Sabedin Selmani, Teuta Ajdini “Jegeni, Amernis Nokshiqi “ Jovanovska, Zarie Jonuzi, Fisnik Zeqiri, Blerim Dardhishta etj. /rtv21/