Uniforma që mbante veshur dëshmori Ismet Jashari nga Kumanova kur ra në përpjekje me serbët, së bashku me urdhrin "Hero i Kosovës" dhe flamurin e Brigadës së 121 -të "Ismet Jashari-Kumanova", i janë dhuruar nga të afërmit e tij muzeut "Liria" në shtëpinë e Kumbarajve.
Në ceremoninë e dhurimit ishin të pranishëm i vëllai i dëshmorit legjendar nga Orizara e Kumanovës, Xhemaili, si dhe gjenerali i TMK-së, Haxhi Shala, bashkëluftëtar i komandant Kumanovës.
Xhemail Jashari shprehu kënaqësinë që Urdhri "Hero i Kosovës" dhënë të vëllait të tij për trimërinë e treguar në frontin e luftës nga ana e presidentit Sejdiu, do të bëhet pjesë e muzeut të parë të shqiptarëve në Shkup.
Ai bëri të ditur se me këto eksponate të dorëzuara sot nuk do të përfundojë dhurimi në muze, sepse ai ka edhe shumë dokumente të tjera që flasin për aktivitetin patriotik, jo vetëm të Komandant Kumanovës, por edhe të familjes Jashari nga Orizarja e Kumanovës që shekuj të tërë ka kontribuar në çështjen shqiptare.
"Një pjesë të eksponateve që i kisha fshehur gjatë konfliktit të vitit 2001 i shkatërroi një predhë, por përsëri kanë mbetur edhe disa të tjera", tha mes tjerash Xhemail Jashari.
Uniforma e dhuruar në muze është mbajtur deri në momentet e fundit të jetës, në betejën e zhvilluar në Luzhnicë, atje ku komandant Kumanova dha jetën më 26 gusht të vitit 1998. /ina/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës