LAJMI I FUNDIT:

Beqiri takon Köblerin

Beqiri takon Köblerin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri u takua me drejtorin e përgjithshëm për Kulturë dhe Komunikim në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, ambasadorin Martion Köbler.

Me këtë rast, Beqiri e njoftoi Köblerin lidhur me bashkëpunimin e deritashëm të Kosovës me shtetin gjerman si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi të frytshëm jo vetëm në fushën e kulturës por edhe të sportit.

Në takim u vlerësua progresi i arritur në kuadër të projekteve të Departamentit të Rinisë si dhe, zbatimi i memorandumit të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore.

Prezantimi i botuesve kosovarë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, u vlerësua si hap i rëndësishëm i afirmimit të kulturës dhe shtetit të Kosovës.


Beqiri u takua edhe me botuesit pjesëmarrës si dhe me bashkatdhetarë tanë, të cilët vizitojnë stendën e Republikës së Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. /Telegrafi/