LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Topi nderon kujtimin e patriotit Fan S. Noli

Presidenti Topi nderon kujtimin e patriotit Fan S. Noli

Në përfundim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i shoqëruar nga zonja e parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, bëri homazhe në varrin e patriotit Fan S. Noli.

Në praninë e drejtuesve të Kishës Ortodokse shqiptare, si dhe të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Boston, po ashtu të ardhur dhe nga qytete të tjera të SHBA-së me rastin e 100 vjetorit të Kishës Ortodokse shqiptare, Kryetari i Shtetit vendosi një kurorë në nderim të thellë, mirënjohje dhe respekt për veprën e Fan S. Nolit.

Topi duke komunikuar me të pranishmit, u shpreh se "në këtë vend të pelegrinazhit kombëtar, kisha dëshirë të isha patjetër me ju sot, për t’i bërë homazhe së bashku këtij burri të madh të kombit shqiptar, që edhe sot pas njëqind vjetësh, vepra e tij si një libër i shenjtë, vazhdon të iluminojë fuqishëm rrugën e shqiptarëve drejt civilizimit, përparimit e demokracisë.

Në vijim, presidenti Topi theksoi se "duke e përmbledhur të gjithë kontributin e tij, mund të them se, aq mirë i ndërtoi themelet e një Kishe dhe komuniteti të edukuar shqiptar, themelet e gjuhës, historisë dhe kulturës kombëtare, të vizionit liberal për shtetin, sa dhe sot pas një shekulli, ndihemi krenarë dhe përulemi me shumë respekt për veprën e Imzot Nolit".


Gjithashtu, në shenjë nderimi dhe respekti, presidenti Topi vendosi një kurorë me lule dhe në varrin e publicistit Faik Konica. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Zogu me gruan dhe motrat në Versajë

Zogu me gruan dhe motrat në Versajë

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës

Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës

Maestro Fellini

Maestro Fellini

Pikniku i guximshëm që ndihmoi në çlirimin e Evropës nga zgjedha sovjetike

Pikniku i guximshëm që ndihmoi në çlirimin e Evropës nga zgjedha sovjetike

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Kalo në kategori