LAJMI I FUNDIT:

Facebook në aleancë me Yahoo!?

Facebook në aleancë me Yahoo!?

Gazeta britaneze The Sunday Telegraph ka raportuar se Mayer, drejtoresha ekzekutive e Yahoo! dhe Sandberg, zyrtarja për menaxhimin e operacioneve të Facebook, janë duke diskutuar mënyra të bashkëpunimit mes dy kompanive për të zotëruar pjesë më të madhe të internetit.

Deri tani, mes këtyre dy kompanive ka një bllokim në komunikim të të dhënave, mirëpo sipas raporteve të fundit mediale thuhet se, “anëtarët e bordit presin që bisedimet e reja do të sjellin një bashkëpunim më serioz rreth kërkimeve të bazuara në ueb.”

Facebook mund të përdor Yahoo! për të përmirësuar kërkimet e përdoruesve të saj, gjë që mund të ndikoj edhe në platformën reklamuese të kompanisë.


Në anën tjetër, baza me fuqi prej 1 miliardë përdoruesve të Facebook mund t’i ndihmojë kompanisë Yahoo! të fitoj ‘fuqinë punëtore’ që i nevojitet për të forcuar pozitën në treg ndaj gjigantit Google.

Ky bashkëpunim ka mundësi të përfundoj bashkëpunimin e Yahoo! me Microsoft, pasi që kjo e dyta merr të gjitha të dhënat kërkuese që i nevojiten nga Yahoo!. /Telegrafi/