LAJMI I FUNDIT:

Samsung bëhet gati edhe për Galaxy Note 5?

Samsung bëhet gati edhe për Galaxy Note 5?

Fableti i Samsung, Galaxy Note 5 definitivisht do të vijë në shtator të këtij viti, dhe karakteristikat e tij besohet se do të jenë të jashtëzakonshme, duke filluar prej procesorit, ekranit, baterisë, performancës së softuerit, dhe rezolucionit.

Sa i përket specifikave besohet se Samsung do të jetë shumë konsistent dhe kjo do të thotë se procesori do të jetë i përmirësuar, me kamerë të fuqishme, dizajnin e avancuar, si dhe teknologjinë e re të ekranit Super AMOLED.

Në mesin e karakteristikave të reja pritet të jetë edhe lapsi digjital S-Pen, ekranin e ndritshëm, si dhe fokusin në produktivitet.
Me pak fjalë, Galaxy Note 5 pothuajse do të jetë i ngjashëm me Galaxy S6 në aspektin e formës së përgjithshme, me ekran më të madh i cili nuk do të jetë masiv, dhe do të arrijë deri në 5.7”, me kornizë të metaltë dhe pjesën e pasme nga qelqi, sikurse Galaxy S6.

Fableti i ri i Samsung pritet të vijë me dizajn më të hollë, me procesorin super produktiv 14 nanometra Exynos 8-core, si dhe baterinë më të fuqishme, ndërsa ka raporte se Note 5 mund të sjell edhe variantin Note Edge.


Samsung vazhdimisht ka ofruar disa nga ekranet më të mira deri më tani, ndërsa tani thuhet se Note 5 do të sjell cilësinë QHD në ekranin e saj, dhe rezolucionin 4K, përkatësisht 2160×3840 piksel në 748ppi. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
Office Online tani Microsoft do ta quajë vetëm Office

Office Online tani Microsoft do ta quajë vetëm Office

Pixel 4 dhe Pixel 4XL: rrjedhin detajet e ekranit dhe kamerave

Pixel 4 dhe Pixel 4XL: rrjedhin detajet e ekranit dhe kamerave

Meta merr lejen për të trajnuar modelet me AI në postimet publike në Facebook dhe Instagram

Meta merr lejen për të trajnuar modelet me AI në postimet publike në Facebook dhe Instagram

Teknologji
A po i jep fund Google aplikacionit Gmail?

A po i jep fund Google aplikacionit Gmail?

Teknologji
WhatsApp teston një veçori të re të privatësisë për të menaxhuar opsionin e sinkronizimit të kontakteve

WhatsApp teston një veçori të re të privatësisë për të menaxhuar opsionin e sinkronizimit të kontakteve

Teknologji
Kalo në kategori