LAJMI I FUNDIT:

Krijoni një WhatsApp, Angry Birds apo Flappy Bird të ri në Hej App Camp!

Krijoni një WhatsApp, Angry Birds apo Flappy Bird të ri në Hej App Camp!

Deri më 10 dhjetor mund të regjistroheni në Hej! App Camp – gara për lojëra dhe aplikacione mobile.

E dimë që shumë prej jush dëshironi të krijoni një WhatsApp, SnapChat, Angry Birds apo edhe FlappyBird të ri.

Hej! App Camp do të jetë vendi ku programerët, dizajnerët dhe zhvilluesit do të bashkohen në një strofull të vetme për të krijuar e reklamuar aplikacionet më të mira për telefona të mençur.

Hej! si platforma më e madhe mobile për të rinjtë, bashkë me IPKO dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) ju ofrojnë mjetet dhe mundësitë për të krijuar lojërat dhe aplikacionet më zbavitëse për telefona të mençur.


Hej! App Camp është një garë 48 orësh, gjatë së cilës zhvilluesit shndërrojnë idetë e tyre në prototipe të aplikacioneve mobile, duke shfrytëzuar sistemet operative iOS & Android.

Fituesit e garës Hej! App Camp do t’i kenë 6 javë kohë për të zhvilluar produktet finale, të cilat do të prezantohen në Finalen e Madhe para jurisë dhe publikut, më 24 janar 2014, për çmimet e më të mirëve prej më të mirëve.

Në këtë garë të drejtë aplikimi kanë zhvilluesit individual të aplikacioneve mobile, startup që mirren me zhvillimin e aplikacioneve mobile, programerët, dizajnerët grafik, ekspertët e marketingut apo kushdo që është i regjistruar si përdorues i Hej! dhe ka një ide interesante.

Fituesit e garës do të udhëtojnë në konferencën më të madhe për aplikacione në Evropë (Berlin), në muajin prill 2015, do të përfitojnë të holla ‘cash’, si dhe 5x iPhone 5S, 5x Galaxy S5 bashkë me shërbime të IPKO-së.

Juria e garës do të ketë parasysh këto kritere për vlerësimin e aplikacioneve fituese: UX (Interface & dizajn); Fizibiliteti (nga idea deri tek produkti final); Angazhimi (përfshirja e disa lojtarëve, mundësia e shpërndarjes, aspekti shoqëror); Teknike (përdorimi i mjeteve dhe trendëve më të fundit nga iOS apo Android); Niveli zbavitës i aplikacionit.

Për më shumë informata, vizitoni www.hejappcamp.com

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI

TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI

Teknologji
Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
KosICT 2024, ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë kthehet për edicionin e saj të 13-të

KosICT 2024, ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë kthehet për edicionin e saj të 13-të

Teknologji
Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht

Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht

Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një

Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një "shoqe" - publikohet biseda mes dy robotëve

Teknologji
Kalo në kategori