LAJMI I FUNDIT:

RIM teston NFC-në

RIM teston NFC-në

Dihet se tri pajisjet e veta më të reja RIM i ka pajisur me NFC e tani po flitet se po planifikohet edhe testimi i teknologjisë në bashkëpunim me një operator spanjoll.

Nëse çdo gjë do të shkoj sipas planit, së shpejti do të paraqitet shërbimi Telefonica Wallet në kuadër të operatorit Telefonica, ndërsa pas testimit fillestar ofrimi i portofolit elektronik në treg pritet të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm.

Pilot projekti do të zhvillohet në bazën e RIM-it në Spanjë e pikënisja do të jenë 350 të punësuar të cilët me ndihmën e BlackBerryt do të mund të blejnë ushqime në shitoret lokale ose të futen në hapësira përmes kodit të sigurisë që ndodhet brenda pajisjes.


Ani pse funksioni i autorizimit gjatë futjes në hapësira punuese nuk është ndonjë gjë e re, RIM sipas të gjitha gjasave po shpreson se në këtë mënyrë do të tërheq shfrytëzuesit ndërmarrës të cilët gjithnjë e më shumë po adaptojnë pajisjet e prodhuesve tjerë (në radhë të parë ato të Apple). Natyrisht, pyetja është se sa shfrytëzues në këtë kontekst do ti besojnë kompanisë pas debaklit kohë më parë me shërbimet e rrjetës BlackBerry. /Telegrafi/