Në një intervistë të kohëve të fundit, akademiku Rexhep Qosja tha se ideja e bashkimit të shqiptarëve është forca që ka lëvizur historinë shqiptare. Kjo ide, theksoi ai, e ka çuar Kosovën te liria dhe pavarësia që ka sot.
Kurrsesi nuk mund të vë në diskutim të vërtetën e thënë nga z. Qosja. Vërtetësinë ia ka provuar edhe nëpër shekuj historia jonë, e cila ka lëvizur gjithmonë nën motivimin e idesë së bashkimit kombëtar.
Rilindja Shqiptare përdori si kryefjalë pararendëse të lirisë dhe pavarësisë bashkimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike. Ky bashkim nuk u realizua as në kohën e Rilindjes, as me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe as pas përfundimit të dy luftërave botërore, kur Evropa pësoi dhe njohu lëvizje e ndryshim kufijsh shtetërorë. Megjithatë, ideja e bashkimit jo vetëm mbijetoi, por mbetet vepruese dhe frymëzuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës së sotme, madje edhe për ardhmërinë më të mirë e më dinjitoze të bashkëkombësve tanë.
Të gjitha këto dihen e pranohen; atëherë, përse ideja e bashkimit konsiderohet politikisht e realisht e papranueshme, e largët, madje edhe disi utopike?
Pyetjet rrjedhin vetiu: Nuk jemi të aftë të jetojmë bashkë apo nuk na kanë lënë historikisht të tjerët të bashkohemi në kuadër të një shteti si popull dhe si komb? Aktualisht bashkimi i shqiptarëve është i papranueshëm ndërkombëtarisht në emër të stabilitetit në rajon dhe në Evropë apo motivohet nga arsye gjeo-strategjike? A jemi të motivuar, të aftë dhe të përgatitur vetë ne shqiptarët për të formësuar e legalizuar botërisht bashkimin mes nesh?
Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara më sipër do të theksoja se teza që shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese, pra, nuk mund të jetojnë bashkë, do të ishte absurde. Autorët e kësaj teze janë fqinjët tanë, që nuk ngurojnë edhe sot ta propagandojnë në çdo situatë jopozitive në jetën tonë politike, ekonomike e sociale. Për ta, këtu veçoj Serbinë, ne shqiptarët kemi qënë dhe mbetemi të paaftë për të bërë shtet. Ideja që nuk na kanë lënë të tjerët (të huajt), për t’u bashkuar dhe organizuar në një shtet është reale, jo vetëm historikisht, por dhe aktualisht. Ajo është formësuar, argumentuar dhe mbrojtur edhe duke derdhur gjak nga mbarë shqiptarët në trojet e tyre etnike në Ballkan.
Është thënë dhe pranuar botërisht se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të destabilizonte Ballkanin, madje dhe gjithë Evropën. Ky përfundim u pranua, u mbështet dhe u mbrojt edhe nga mbarë elitat politike shqiptare në pushtet ose jo. Të prirur historikisht si popull dhe si komb për të qenë faktor stabiliteti në rajon, ne politikanët shqiptarë të Republikës së Kosovës, u deklaruam solidarë dhe u bëmë mbështetës aktivë të opsionit euro-atlantik për shmangien e idesë së bashkimit. Dihet, pajtimi në kundërshtim me një ide apo objektivë të dëshiruar nga një komb mund të jetë i arsyeshëm dhe i nevojshëm, por kurrsesi i natyrshëm dhe i dëshirueshëm.
Aktualisht kemi pranuar dhe jemi pajtuar me arsyen dhe mundësinë e afruar nga rrethanat politike dhe gjeostrategjike euro-atlantike. Dëshira dhe aspirata për realizimin e bashkimit kombëtar, të paarritshme deri dje, u bënë të mundshme dhe të realizueshme pas çlirimit të Kosovës dhe sidomos pas shpalljes së pavarësisë së saj. Pas këtij akti të madh historik duket sikur është tejkaluar pamundësia për bashkim dhe ka dalë në plan të parë aftësia. Pra tashmë, qoftë edhe në mënyrë hipotetike, mund të shtrohet pyetja: A jemi të aftë dhe të përgatitur të bashkohemi?
Aftësia bëhet vepruese kur ekzistojnë apo përgatiten edhe kushtet e nevojshme e të përshtatshme. Në mungesë të tyre ajo nuk mund të bëhet kurrsesi vepruese. Përgatitja e kushteve për të realizuar bashkimin është në mundësi e varësi të mirëkuptimit dhe të zhvillimit të marrëdhënieve politike, ekonomike, sociale, kulturore e arsimore mes dy shteteve; Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
U bënë disa vjet që strukturat më të larta shtetërore të të dy vendeve po përpiqen të përgatisin kushtet dhe të bëjnë realitet të dukshëm dhe efektiv afrimin dhe integrimin midis dy shteteve. Janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen mbledhje të përbashkëta të qeverive për probleme të caktuara; janë bërë hapa në sektorin ekonomik (në taksat, doganat dhe energjinë), në diplomaci (konsullatat e përbashkëta), në arsim (abetarja, unifikimi i programeve, njësimi i diplomave), në kulturë e sport, në mbështetje reciproke të njëri-tjetrit në evenimente të rëndësishme ndërkombëtare etj. Gjithçka është e dobishme dhe e lavdërueshme, por mendoj se politika, raportet mes partive si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, me konfliktualitetin e manifestuar në vazhdimësi gjatë gjithë viteve pas pavarësisë së Kosovës nuk i ndihmojnë bashkimit.
Ne mbetëm për mëse gjashtë muaj pa qeveri, Shqipëria po vazhdon të kalojë një trazicion të vështirë, zhvillime këto që ushqejnë mosbesimin në mundësinë dhe aftësinë tonë për bashkim. Por, me vullnet, mirëkuptim dhe bashkëpunim veprues (jo për show) ato kurohen e shërohen. Që bashkimi të jetë real dhe organik duhet përgatitur e realizuar hap pas hapi, përmes bashkëpunimit e integrimit mes veti, mes dy shteteve si dhe me Bashkimin Evropian.
(Autori është nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë