LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosja duhet të vetëvendos!

Vetëvendosja duhet të vetëvendos!

Kryesuesit e Lëvizjes Vetëvendosje mund edhe gabimisht ta kenë vlerësuar se kundërshtarë të tyre janë vetëm subjektet politike, veçanërisht Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në krye me Hashim Thaçin! Kundër Vetëvendosjes është një rrjetë grupesh interesi që përfituan shumë nga ky sistem që ndërtoi kjo Qeveri, ku bëjnë pjesë edhe armata e të punësuarve në institucionet shtetërore të Kosovës (shumica prej të cilës falë “kualifikimit” të vetëm – lidhjeve familjare me pushtetarët e lartë), e që janë kundërshtarët me të mëdhenj të Albin Kurtit.

Për ironi, grupimet që janë kundër subjektit i cili njihet si kundërshtar i ashpër i vendimeve të rëndësishme të qeverisjes Thaçi, nuk përfundojnë me kaq. Mes tyre për shumëçka radhitet edhe LDK-ja e Isa Mustafës, e cila gjatë qeverisë “Thaçi 2” nuk bëri tjetër pos që në të shumtën e rasteve miratoi vendimet e kryeministrit dhe e cila pengesë kryesore e sheh Vetëvendosjen e jo PDK-në e Thaçit. Edhe atë ngaqë do të duhet me të ta ndajë numrin e votuesve të pakënaqur, gjë që ia zbeh në masë të madhe gjasat për të qeverisur me vendin.

AAK e Ramush Haradinajt, e cila në të kaluarën njihej si kundërshtare e rreptë e PDK-së, në katër vitet e fundit, shkaku i kompromiseve dhe afërsisë me partinë e parë në pushtet, e humbi primatin e të qenit një alternativë e mirëfilltë opozitare. Shkaku i kësaj mbase ajo ndjehet më e cenuara nga subjekti politik i Albin Kurtit që tashmë e ka rrëmbyer bajrakun e kundërshtares më të ashpër ndaj politikave të Hashim Thaçit.


Jo pa të drejtë Vetëvendosje mban rezerva ndaj subjekteve të tjera opozitare. E kaluara e përbashkët dhe gjuha e bashkëpunimit midis PDK-së, LDK-së dhe AAK-së e ngushton në masë të madhe bashkëpunimit eventual të Albin Kurtit me liderët e tjerë opozitarë.

“Thembër e Akilit” për Lëvizjen Vetëvendosje vazhdon të jetë edhe qëndrimi i mediave ndaj këtij subjekti politik. RTK vazhdon të jetë e ngulfatur nga ndikimet politike, ndërsa numri i mediave të pavarura apo opozitare është në rënie e sipër. Rol të rëndësishëm për këtë situatë të krijuar luajnë bizneset që njëkohësisht janë gjenerim mjetesh për mediat në përgjithësi, duke imponuar kështu indirekt politikat redaktuese të një mediumi të caktuar.

E mbështetur në tre shtylla kryesore në alternativën e saj qeverisës: Shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social, Lëvizja Vetëvendosje synon sidomos votën e shtresave të varfra, të cilat sipas statistikave të ndryshme përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullatës. Programi i saj kohëve të fundit ka gjetur përkrahje edhe nga përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile, të cilët kanë vendosur që të aderojnë në këtë lëvizje. Nuk është i vogël edhe numri i të pakënaqurve nga subjektet e tjera politike, përfshirë edhe deputetë, që kohën e fundit e gjejnë veten në këtë subjekt politik.

Mirëpo, a do të mjaftojë kjo që Vetëvendosje të dalë partia e parë? Vështirë të thuhet, sidomos jo me këtë zhurmë ku grupet e ndryshme të interesit më të predisponuara janë ta sulmojnë këtë lëvizje, se sa ta mbajnë përgjegjës qeverinë për vendimet e saj. Lista e gjatë e kundërshtarëve i zbeh akoma më shumë shpresat që kjo lëvizje të konsiderohet si një prej pretendentëve kryesorë për marrjen e pushtetit.

Diferenca e shkurtër kohore midis mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe atyre nacionale, lë pak hapësirë për të shpresuar se sukseset eventuale të saj në Komunën e Prishtinës, do të mund ta bindnin sidomos elektoratin e papërcaktuar të orientohej drejt kësaj lëvizjeje. A do të kishte forcë dhe energji të mjaftueshme që kjo lëvizje edhe katër vitet e ardhshme t’i kalonte në opozitë, si dhe a do të ishte kjo e vetmja mënyrë që eventualisht ajo të rritej dhe të shndërrohej në forcën kryesore politike në vend, kjo mbetet të shihet, sidomos kur dihet se në Kosovë shumica e politikanëve, përfshirë edhe disa liderë politikë, jo rrallëherë janë përfolur në opinion si persona që kanë probleme me ligjin dhe vetëm të qënurit në pushtet ua mundëson qëndrimin në liri!

Shkurt: Vetëvendosja do duhet ngutazi te vetëvendos si e vërteta e saj të shkojë deri te veshët e atyre që dëgjojnë vetëm interesin e ditës. Pra, si ta fitojë edhe betejën me mediat e njëanshme, si dhe me grupet e ndryshme të interesit që e kanë lidhur fatin e tyre me qeverinë e Thaçit, e jo me Kosovën. Pra, si atyre t’u tregohet se ka një interes që i mbron të gjithë interesat tjerët: që Kosova të konsolidohet në shtet që garanton të ardhme!

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Kalo në kategori