Historinë e vërtetë e shkruajnë historianët
Kushdo ka të drejtë të shkruaj, por askush nuk ka të drejtë të provokojë individë apo të hedhë baltë mbi luftën tonë çlirimtare
Ideja për këtë shkrim më lindi nga debati mediatik për figurën dhe personalitetin e z. Ramush Haradinaj. Kjo shfaqje, që për mua personalisht është e papëlqyeshme, më vuri përballë një pikëpyetje: Do ta lëmë hartimin e historisë së luftës sonë çlirimtare nga Serbia në dorë të disa gazetarëve dhe opinionistëve, që shpërndajnë dhe injektojnë në opinion vlerësimin personal për ngjarje e protagonistë të kësaj lufte?
Kjo pikëpyetje, e lindur momentalisht, i hapi rrugë edhe pikëpyetjes tjetër: historinë e luftës çlirimtare do ta bëjmë në mënyrë spontane, përmes kujtimeve të shkruara nga drejtues të saj, ndonjëherë edhe të vetëquajtur, apo në mënyrë të organizuar shtetërisht, në rrugë institucionale dhe profesionale, akademike? Meqenëse e dyta përfshinë disi në vetvete dhe thelbin kuptimor të së pares, po përpiqem t’i jap përgjigje.
1. Ngjarjet e mëdha historike (çlirimi i Kosovës) nuk mund të ndodhnin e finalizoheshin suksesshëm pa pjesëmarrjen masive popullore. (Lufta jonë çlirimtare është fillim e fund vepër e shqiptarëve të Kosovës, e angazhimit, luftës dhe e sakrificave të pazakonta të tyre, që tronditën mbarë botën.)
2. Drejtimi i çdo lëvizjeje të madhe, organizimi, ecuria, zhvillimet, përcaktimi dhe realizimi i objektivave të tyre mbajnë përherë emra strukturash, organizmash të përbërë nga një numër i vogël njerëzish. Dihen, se janë tërësisht të dokumentuara emrat e anëtarëve të strukturave drejtuese, që paraprinë hartimin e platformës për luftën, për organizimin e strukturave të UÇK-së, për strategjinë, taktikat dhe objektivat e luftës së saj. Në shumicë pjesëtarët e këtyre ish-strukturave janë gjallë, dhe efektivisht aktivë në sfera të ndryshme të zhvillimeve aktuale në Kosovë.
3. Historia dhe politika konvergjojnë dhe divergjojnë. Historia shënon dhe vë kufij kohorë, bën epokë; politika bën shtet dhe ndikon fuqishëm në konsolidimin dhe ecurinë e një kombi, e një populli apo mbarë qytetarëve të një shteti.
Nisur nga sa parashtrova marr guximin të skicoj një sugjerim për nevojën e fillimit të punës së programuar shtetërisht dhe institucionalisht për hartimin shkencor (të besueshëm dhe sa më të vërtetë) të historisë më të fundit të Kosovës.
Më mungon kompetenca të jap ndonjë ide për kufijtë kohorë të nisjes dhe përfundimit të luftës çlirimtare. UÇK-ja është produkt i këtij procesi, që kurorëzoi përpjekjet e së paku tre brezave kosovarësh për çlirimin nga Serbia. Ajo është forca, mjeti realizues dhe simbol i luftës, por historia e saj kurrsesi nuk e plotëson gjithë historinë e luftës sonë çlirimtare. Vendosja e kufijve ndarës mes etapave të lindjes së lëvizjes, organizimit strukturor të saj, luftës së armatosur etj., është dhe mbetet e drejtë dhe detyrim i institucioneve shkencore historike. Historinë e besueshme, që paraqet, madje që konsiderohet e vërtetë, e bëjnë historianët.
Ne duhet të shkruajmë historinë e lindjes së një shteti në Ballkan, që ka përparësinë të jetë në qendër të Evropës dhe në një rajon gjeostrategjik për politikën aktuale ndërkombëtare. Ne duhet të shkruajmë historinë, ku faktori i brendshëm, lufta jonë kundër serbëve, në aleancë dhe në koordinim me aleatët tanë të mëdhenj dhe, konkretisht me ndihmën vendimtare të NATO-s, përfundoi me sukses. Mendoj se u takon historianëve të gjykojnë e të vlerësojnë, përmes argumenteve të besueshme (dokumenteve dhe dëshmitarëve që janë ende gjallë) vlerën dhe kufijtë ndarës mes luftës së UÇK-së dhe kontributit të NATO-s në çlirimin e Kosovës.
Ne duhet të shkruajmë historinë tonë më të re nga institucione që merren në mënyrë profesionale me historinë, nga njerëz të distancuar emocionalisht nga zhvillimet e fundit historike e politike dhe të prirë drejt objektivitetit të gjykimit shkencor. Përmenda historianët, por a mund të konsiderohen të mjaftueshëm shkencëtarët tanë të fushës së historisë? E bëj pyetjen se rrënjët e lindjes, zhvillimit dhe fitores sonë nuk gjenden vetëm në Kosovë, por janë të shpërndara dhe në Shqipëri dhe në Maqedoni, edhe… më sa përmenda, mendoj se historia jonë më e fundit, parakupton dhe kërkon bashkëpunim, së paku, mes institucioneve shkencore historike të të tre shteteve.
Ndaj duke e konsideruar të domosdoshme dhe emergjente hartimin e një platformë për historinë tonë më të re dhe vënien e saj në shërbim të qytetarëve, të shkollës dhe ndërkombëtarëve, sugjeroj: para se historia të shpërdorohet me ose pa dashje nga botime kujtimesh, që përcjellin dëshmi të përjetuara subjektivisht për luftën, apo refleksione gazetarësh dhe opinionistësh, shteti ynë duhet të filloi punën, duke ndarë edhe fonde monetare, për aktivizimin e studimeve shkencore në hartimin me përgjegjësi të historisë sonë më të fundit. Studiuesit tanë ende e kanë luksin t’i kenë gjallë dhe veprues shumë nga protagonistët dhe dëshmitarët e ngjarjeve historike.
Nga sa jam në dijeni të zhvillimeve tona të derisotme, mendoj që është koha dhe janë mundësitë institucionale, akademike dhe financiare që sugjerimi i parashtruar në këtë shkrim të mund të tërheqë vëmendjen dhe, do të uroja, që edhe të merrej në konsideratë nga instancat përkatëse shtetërore.
Në këtë propozim, kurrsesi nuk synoj t’u kundërvihem shkrimeve që bëhen e vlerësimet që jepen për luftën dhe figurat e saj. Përkundrazi, mendoj se ato do t’u shërbejnë si material mbështetës historianëve për një parashtrim serioz dhe shkencor të historisë. Kushdo ka të drejtë të shkruaj, por askush nuk ka të drejtë të provokojë individë apo të hedhë baltë mbi luftën tonë çlirimtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë