LAJMI I FUNDIT:

KF Vëllaznimi me kryesi të re

KF Vëllaznimi me kryesi të re

Klubi futbollistik Vëllaznimi ka mbajtur kuvendin zgjedhor ku me aklamacion është zgjedhur kryetari i ri, e më pas me propozimet e bëra nga kryetari është zgjedhur kryesia e re, poashtu me aklamacion.

Kryetar është zgjedhur Mentor Nela, i cili pas tërheqjes së Valon Llukës nga kandidatura e propozuar, mbeti i vetmi kandidat.

Sipas statutit, kryetari i porsazgjedhur njoftoi edhe për shtatë kandidatët tjerë të propozuar prej tij për të qenë anëtarë të kryesisë, e të cilët janë: Pashë Daija, Valon Lluka, Faton Batusha, Valon Gexha, Bekim Bardhi, Shpend Nura dhe Fatos Deva.

Për shtimin në numër edhe për dy vende të anëtarëve të kryesisë, kryetari i ri tha se brenda pak ditëve do të jeni të njoftuar.


Kuvendin zgjedhor e ka përshëndetur dhe ka prezantuar kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, e cila në fjalën e saj ka pohuar se “ka qenë një prej synimeve tona që sportin gjakovar, e në veçanti futbollin, ta rikthejmë aty ku e ka vendin dhe përkrahjen e të gjitha strukturave”.

“Vetëm me mund dhe përkushtim ne mund ta kemi një klub funksional dhe vetëm sakrifica e gjithsecilit prej nesh do të kthejë Vëllaznimin në vendin e dikurshëm”, ka thënë kryetarja.

Për sa i përket gjendjes në klubin e Vëllaznimit, Kusari Lila ka thënë se gjendja e deritanishme nuk mund të krijojë ndryshime brenda natës, porse duhet ta trajtojmë si një të sëmurë që ka nevojë për kujdes mjekësor.

Në përmbyllje të fjalës, ajo ka thënë se mbetet pranë premtimit se do të angazhohet dhe se do të jetë lobuese edhe tek sektori privat në dobi të Vëllaznimit.

Para se të mbahej kuvendi zgjedhor, Mentor Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë të ditur se me ide dhe miratim të kryetares Mimoza Kusari Lila, klubi i futbollit Vëllaznimi deri me datë 30 qershor 2014 do të ketë statusin e klubit publik.

“Ky vendim është marrë pasi është parë si mundësia më e mirë për të kërkuar zgjidhje për të dalë nga gjendja në të cilën për shumë vite është Vëllaznimi”, ka pohuar drejtori Mentor Ferizi. /Koha/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?

Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?

La Liga
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Ajo çfarë Zidane tha për Man United është muzikë për veshët e Sir Jim Ratcliffe

Ajo çfarë Zidane tha për Man United është muzikë për veshët e Sir Jim Ratcliffe

Premier League

"Do të jetë kontrata më e mirë në botën e futbollit" - Laporta konfirmon se Barcelona ka arritur marrëveshje me Nike-n

La Liga
Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

La Liga
Varane fshehu problemet e tij për 11 vjet - por i ka zbuluar tani

Varane fshehu problemet e tij për 11 vjet - por i ka zbuluar tani

Ndërkombëtare
Kalo në kategori