LAJMI I FUNDIT:

Prishtina pas Zhdrellës

Prishtina pas Zhdrellës

Klubi më i madh në vend, Prishtina e ka lëshuar ‘grepin’ te kapiteni i Hysit (klub që ditë më parë shpalli shuarjen), Mentor Zhdrella. Ismet Begolli anëtar i bordit thotë se është duke negociuar me katër herë lojtarin më të mirë në Kosovë të shpallur nga FFK-ja. Ndërkohë, Zhdrella nuk flet për këtë çështje.

Shpërbërja e Hysit e ka rikthyer ‘merkaton’ në futbollin e Kosovës. Kampioni aktual, Prishtina ka nisur që të interesohet kapitenin e Hysit, Mentor Zhdrellën. Anëtari i bordit të Prishtinës, Ismet Begolli, i cili është një nga donatorët kryesor në këtë klub, e konfirmon lajmin për ‘Sport Plus’. “Kam biseduar në ditët e fundit dy herë me Mentor Zhdrellën dhe mund të them se jemi shumë të interesuar që t’ia bëjmë një kontratë të mirë. Bisedat janë në fillimet e tyre dhe nuk mund të them sa a jemi afër apo larg që t’i sigurojmë shërbimet e tij”, ka thënë Ismet Begolli në një prononcim për ‘Sport Plus’. Për Mentor Zhdrellën në vazhdimësi ka shfaqur interesim klube nga Kosova dhe shumë skuadra të huaja mirëpo ai kurrë nuk ka pranuar që të largohet nga Hysi.

‘Zhdrella është shumë i lidhur me Hysen Sadikun’

Tutje, Ismet Begolli ka thënë se Mentor Zhdrella, është shumë i lidhur me skuadrën e Hysit dhe se vendimin do ta marrë posa të sqarohet komplet situata më këtë ekip. “Ndoshta e dini edhe ju se Mentori është shumë i lidhur me pronarin e Hysit, Hysen Sadikun dhe është duke e pritur mos rastësisht po bëhet pishman. Nëse Mentori merr një vendim, ne jemi shumë të hapur që ta mirëpresim në Prishtinë. Është lojtar i madh i cili do të na hynte shumë në punë”, vlerësoi Ismet Begolli.


Prishtina në afatin kalimtar të janarit është përforcuar edhe me Shkëmbim Salihun (Ferizaj), Kastriot Rexhën (Trepça ’89), Liridon Lecin (Landskrona), Kushtrim Shabanajn (Hysi), Granit Nezirin (Ulpiana), Akil Makollin (Hajvalia) dhe Visar Bekajn (R. Sadiku).

Prishtina në këtë edicion synon që të kurorëzohet me titullin e kampionit, kurse pranverën do ta presë nga vendi i pestë me 27 pikë të tubuara, dhjetë më pak se sa lideri Llamkos Kosova. Skuadra ‘bardhekaltër’ aktualisht ndodhet në Ulqin për përgatitje. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori