LAJMI I FUNDIT:

FFK-ja përfiton edhe 25 mijë euro për miqësoren Kosova-Haiti

FFK-ja përfiton edhe 25 mijë euro për miqësoren Kosova-Haiti

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë 25 mijë euro Federatës së Futbollit të Kosovës me qëllim të organizimit dhe prezantimit sa më të mirë të ndeshjes së parë miqësore zyrtare ndërkombëtare, që Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon më 5 mars në Mitrovicë në stadiumin Adem Jashari kundër Përfaqësueses së Haitit.

Përveç këtij buxheti, dje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj mori vendim që FFK-së t’i ndajë 50 mijë euro për organizimin e ndeshjes Kosova vs Haiti, njofton MKRS përmes një kumtese.

Për ndarjen e 25 mijë eurove sot është nënshkruar Memorandum mes MKRS-së dhe FFK-së, i cili parasheh edhe obligimet e së cilës palë dhe qëllimet për çka do të shpenzohen këto mjete.

Nënshkrimin në emër të MKRS-së e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për FFK-në, kryetari Fadil Vokrri. /Koha/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori