LAJMI I FUNDIT:

FBK-ja e gatshme për FIBA

FBK-ja e gatshme për FIBA

Zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës thonë se kanë marrë “dritën jeshile” për aplikimin formal të pranimit në FIBA, pas takimit me krerët e këtij asociacioni në Gjenevë të mërkurën. Delegacioni i FBK-së në, përbërje Erolld Belegu (kryetar), Arben Fetahu (anëtar i Bordit) dhe Jeton Nixha (sekretar i përgjithshëm) janë pritur në selinë e FIBA Evropa nga Lubomir Kotleba, drejtor sportiv dhe i deleguar special i sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s për Kosovë dhe Benjamin Cohen, drejtor i zyrës ligjore të FIBA-s.

“Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet në basketbollin kosovar, përkrahjen nga FIBA në përpilimin e strategjisë për avancimin e basketbollit dhe mbi temën kyçe të këtij takimi – pranimin e FBK-së në FIBA.

Diskutimet u zhvilluan mbi bazën e dokumenteve të përpiluara nga Bordi i FBK-së, në të cilin FBK argumenton mbi plotësimin e kushteve statutore për pranim në FIBA, përfshirë parakushtin themelor, atë të njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBK-së. “Kotleba tha se nga këndvështrimi teknik dhe sportiv, do të thotë sa i përket cilësisë së basketbollit dhe progresit organizativ në FBK, Kosova rangohet në mesin 50-60 vendeve me basketbollin më të zhvilluar në botë.

Ai potencoi se basketbolli, struktura dhe organizimi nuk përbëjnë problem për pranimin potencial në FIBA, përkundrazi ai vlerësoi që performanca e FBK-së është shumë më e mirë se sa në vitin 2008, por theksoi se problemi në mosnjohjen ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës. Ai u shfaq i kënaqur me nivelin e basketbollit dhe organizimit që po shfaqin dy ekipet kosovare të përfaqësuara në Ligën Ballkanike”. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori