LAJMI I FUNDIT:

Gashi e Kukeli refuzojnë Kosovën

Gashi e Kukeli refuzojnë Kosovën

Shkëlzen Gashi dhe Burim Kukeli nuk do të jenë pjesë e miqësores së parë të përfaqësueses së Kosovës kundër Haitit, që do të luhet më 5 mars në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Të dy futbollistët kanë preferuar të vazhdojnë me Kombëtaren shqiptare, të paktën deri në pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA e UEFA me të drejta të plota.

"Gashi dhe Kukeli vendosën të vazhdojnë me Shqipërinë. Ata nuk duan të vijnë për miqësore dhe mund të ndërrojnë mendje vetëm pas pranimit të Kosovës në FIFA", tregojnë burime të gazetës kosovare "Sport Plus" pranë FFK-së.

Kujtojmë që trajneri Gianni De Biasi ka grumbulluar mesfushorin Kukeli që në debutimin e tij në pankinën kuqezi, pikërisht në ndeshjen e parë eliminatore kundër Qipros. Gjatë vitit të kaluar, mesfushori i Zyrihut ka vuajtur një dëmtim të rëndë, i cili e ka lënë jashtë fushe për një periudhë të gjatë. Gjithsesi, kosovari është në planet e italianit, ashtu si edhe sulmuesi i Grasshopperit, Gashi. Ky i fundit po kalon një formë të shkëlqyer dhe në testin e parë për këtë vit, që Shqipëria ka kundër Maltës, pritet të jetë titullar.

Ndërkohë, deri më tani i vetmi futbollist kosovar i Kombëtares shqiptare që ka zgjedhur të largohet është portieri Samir Ujkani.


Gjithsesi, në ndryshim nga portieri, lojtarët e tjerë kosovarë të Shqipërisë janë shprehur të vendosur për të vazhduar me Kombëtaren kuqezi. Kjo çështje pritet të komplikohet vetëm atëherë kur Federata e Futbollit të Kosovës të ketë të drejta të plota në FIFA e UEFA. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori