LAJMI I FUNDIT:

FBK në FIBA, diskutojnë anëtarësimin

FBK në FIBA, diskutojnë anëtarësimin

E mërkura sjell hapin e parë të kryesisë së re të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për anëtarësim në shtëpinë më të madhe të basketbollit botëror, FIBA. Më optimistë se kurrë, krerët e FBK-së të martën (dje) morën rrugë për Gjenevë të Zvicrës ku të mërkurën (sot) do të takohen me zyrtarë të FIBA-s për të diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të basketbollit botëror.

Kreu i FBK-së, Erolld Belegu, ka deklaruar për Arena se do të takohen me ndërmjetësin e FIBA-s për Ballkanin, Lubomir Kotleva dhe një përfaqësues të zyrës ligjore të kësaj organizate për të diskutuar rreth mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në FIBA. “Ne do të udhëtojmë për në Gjenevë për t’u takuar me zyrtarë të FIBA-s ku do të diskutojmë për anëtarësimin e FBK-së. Ne kemi përgatitur një dokumentacion për këtë takim dhe tashmë një pjesë ua kemi dërguar atyre, teksa pjesën tjetër do t’ua prezantojmë nesër (sot).

Nga ora 11:30 do të fillojmë takimin, i cili pritet të jetë i frytshëm për ne”, u shpreh Belegu. Tutje, kreu i FBK-së theksoi se gushti do të sjellë aplikimin e federatës së tij për t’u anëtarësuar në FIBA. “Ne do t’i zhvillojmë disa takime dhe do t’i presim rezultatet e tyre, por sigurisht se gjatë gushtit pritet aplikimi ynë për t’u anëtarësuar në FIBA”, ka thënë Belegu. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori