LAJMI I FUNDIT:

Kosova, ftesë zyrtare për vëllezërit Ajeti

Kosova, ftesë zyrtare për vëllezërit Ajeti

Albert Bunjaku të hënën ka filluar t’u bëjë ftesa zyrtare futbollistëve kosovarë për ndeshjen miqësore që Kosova do ta zhvillojë ndaj Haitit më 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Përzgjedhësi i Përfaqësueses kosovare nuk preferon të përmend emra para 2 marsit, kur do ta publikojë listën zyrtare.

“Shpërndarja e ftesave ka filluar sot (e hënë) dhe do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ndërsa, më 2 mars publikohet lista zyrtare”, tha Bunjaku për gazetën.

Mirëpo, gazeta Arena ka arritur t’i mësoj disa nga emrat e futbollistëve që i ka ftuar Bunjaku e që pritet t’i veshin fanellat e skuadrës kosovare më 5 mars. Në mesin e të ftuarve janë edhe dy vëllezërit, Arlind e Albian Ajeti që luajnë në Zvicër. Mbrojtësi 20 vjeçar, Arlind Ajeti aktualisht luan për Baselin dhe Përfaqësuesen U-21 të Zvicrës, kurse sulmuesi 17 vjeçar, Albian Ajeti luan për ekipin U-19 të Baselit dhe në Përfaqësuesen U-17 të Zvicrës. Në të dyja këto skuadra, luan edhe Adonis Ajeti, binjaku i Albianit, por ky i fundit nuk është ftuar për 5 mars.

Ftesat e marra nga Bunjaku i ka konfirmuar për Arenën edhe vet babai i këtyre tre lojtarëve, Afrim Ajeti. “Përzgjedhësi Albert Bunjaku fillimisht më ka kontaktuar nga Londra dhe më njoftoi se do t’i ftojë të dy djemtë e mi, Arlindin dhe Albianin. Ftesa e tij tashmë besoj të ketë arritur në klub. Por, një kopje të ftesës Bunjaku ma ka dërguar edhe mua”, deklaroi Afrimi për gazetën. /Arena/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori