Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka kërkuar që talenti shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj të luajë ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës me 5 mars në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’, do të luajë miqësoren e parë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-së.
Salihu në një bisede për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, ka thënë se Januzaj e ka për obligim që t’i tregojë popullit të tij se do të jetë në miqësoren e parë, ndeshje kjo që do të hap një etape të re për futbollin e Kosovës.
“Ftesa për të (Januzaj) është simbolike por ne besojmë se ai e ka për obligim që t’i tregojë popullit të tij se ai do të jetë pranë tyre në një moment historik”, ka thënë Salihu.
“Na duhet përgjigja e tij deri në fund të kësaj jave ndërsa paraqitja e Januzajt do të tregojë se ai nuk e ka harruar popullin e tij, madje ai mund të luajë për vetëm 10-15 minuta”, ka theksuar Salihu.
Ai ka bërë të ditur se FFK ka folur me xhaxhanë dhe babanë e Januzajt dhe kanë qartësuar se i riu do të jetë sërish i lirë që të zgjedhë se për cilin vend do të luajë në të ardhmen.
“Është ndeshje miqësore dhe nuk do të jetë pengesë. Ai do të ketë mundësi që të luajë për këdo që ai e zgjedh”, ka pohuar Salihu. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re