LAJMI I FUNDIT:

FFK-ja nuk do të koritet

FFK-ja nuk do të koritet

Më 5 mars do të zhvillohen shumë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Por, njëra ndër to do të jetë më e veçantë për FIFA-n dhe mediat botërore. Fjala është për miqësoren e cila do të zhvillohet në Mitrovicë ndërmjet Kosovës dhe Haitin.

Për shtetin 6 vjeçar kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare, me leje të FIFA-s. Andaj, vëmendja e mediave të huaja pritet të jetë e fokusuar me të madhe kah stadiumi ‘Adem Jashari’. Po ashtu, edhe FIFA pritet ta përcjell me vëmendje më të veçantë këtë takim.

Nëse gjithçka shkon konform rregullave të FIFA-s, atëherë kjo miqësore mund të shndërrohet në presion për shtëpinë e futbollit botëror për ta përshpejtuar procesin e pranimit të plotë të Kosovës. Por, nëse organizimi i takimit nuk bëhet siç duhet, atëherë FIFA mund të mos e merr fortë seriozisht me aspiratën e Kosovës, e cila pastaj mund të ketë probleme për të organizuar edhe miqësore tjera në të ardhmen.

Ndeshja ndaj Haitit do të jetë e para për Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila nuk është parë asnjëherë duke e organizuar një ndeshje ndërkombëtare shkaku i izolimit. Përkundër mungesës së përvojës, udhëheqësit e futbollit kosovar kanë vetëbesim të madh. Ata janë të bindur se do të dalin faqebardhë nga përballja me karakter ndërkombëtar. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori