LAJMI I FUNDIT:

Rashkaj: 5 marsin po e pres që 5 vjet

Rashkaj: 5 marsin po e pres që 5 vjet

Pritja e tij 5-vjeçare erdhi fund dhe tani kërkon t’ia bëjë ‘sefte’ me një fitore. Kontakton vazhdimisht me Bunjakin dhe beson që përfaqësuesja e tij do të jetë e fortë. Ky është kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj.

Në një prononcim për gazetën Arena, ai deklaroi që është duke e pritur që 5 vjet ‘5 marsin’, ditën historike kur Kosova do të luaj miqësoren e parë ndërkombëtare ndaj Haitit.

“Jam shumë i gëzuar që më në fund do të luajmë ndeshje ndërkombëtare. Këtë ditë e kam pritur që 5 vjet dhe më në fund erdhi”, u shpreh fillimisht Rashkaj. Sa i përket 90-minutëshit ndaj Haitit, Rashkaj thotë që Kosovën e pret një takim i vështirë, pasi që shumica e lojtarëve do të luajnë për herë të parë me njëri-tjetrin. Ani pse është ndeshja e parë, ai kërkon fitore.

“Shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë, por duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk do ta kemi aspak të lehtë. E them këtë sepse shumica e futbollistëve tanë nuk kanë luajtur asnjëherë me njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë hera e parë për ne. Përkundër të gjithave, unë shpresoj që ta fitojmë ndeshjen e parë”, vazhdoi Rashkaj, i cili e ka nisur karrierën te Liria e Prizrenit, i cili është qyteti i tij i vendlindjes. /Arena/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori