Dy xhudistët e rinj të vendit tonë, Akil Gjakova e Distria Krasniqi të martën janë shpërblyer për suksesin e arritur në kampionatet evropiane të xhudos.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi ua ka ndarë sot edhe solemnisht shpërblimet shtetërore dy xhudistëve të rinj, Akil Gjakova e Distria Krasniqi për medaljet e fituara në kampionatet evropiane të xhudos.
Shpërblimet jepen në bazë të Rregullores nr. 15/2013 për ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare.
Xhudisti Akil Gjakova ka marrë shpërblimin me vlerë prej 5000 euro, si fitues i Medaljes së Artë në Xhudo në kategorinë e Kadetëve (-66 kg) në Kampionatin Evropian të Kadetëve mbajtur më 21-23 qershor 2013 në Estoni.
Ndërsa, Distria Krasniqi, ka marrë 4000 Euro, për dy medaljet e bronzta që ka fituar në kampionatet evropiane mbajtur më 20-22 shtator 2013 në Sarajevë, përkatësisht 15-17 nëntor 2013 në Bullgari.
Bazuar në rregullore edhe trajneri i xhudistëve, Driton Kuka u shpërblye me 50 % të vlerës të secilit shpërblim të fituar nga sportisti. Në këtë rast Kuka është shpërblyer me 4500 euro.
Në ceremoninë e mbajtur në MKRS, Ministri Krasniqi tha se dhënia e këtyre shpërblimeve dëshmon edhe një herë për përkushtimin që po tregojnë të rinjtë tanë në shumë sporte, si dhe për përkujdesjen që shteti tashmë e jep për ta. Ai tha Kosova çdo vit e më shumë po krijon potencial të fortë në shumë sporte dhe konkurruese në nivel ndërkombëtar.
“Këto shpërblime dëshmojnë se Kosova po krijon një ekip të sportistëve për gara në nivel ndërkombëtar, duke vendosur standarde të larta në mbarë botën për punën dhe suksesin dhe po ashtu duke krijuar një ekip që do ta përfaqësojë Kosovën në lojërat e ardhshme olimpike”, tha ministri Krasniqi. Ai ka shtuar se këto suksese janë rezultat i një pune të madhe të klubit Ippon, Federatës dhe gjithë komunitetit sportiv.
Nga ana tjetër, Gjakova dhe Krasniqi kanë falënderuar “ministrin për mbështetjen që ua ka dhënë në vazhdimësi dhe për krijimin e legjislacionit që siguron mbështetje dhe shpërblime meritore”. Ata thanë se kjo mbështetje është motiv shtesë për ta dhe sportistë të tjerë.
Ndërsa trajneri i tyre, Driton Kuka tha se do të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë për suksese edhe më të mëdha. Këtë vit ai e quajti si historik për sukseset e treguara në nivelin ndërkombëtar.
“Këto shpërblime, kjo përkujdesje që kemi pasur nga ekipi i tij dhe vet ministri vërtetë na e kanë kthyer dinjitetin tonë si trajnerë dhe si sportistë”, ka theksuar Kuka. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

Kosova U17 nuk arrin të marr fitore ndaj Qipros U17, e mbyll në vendin e dytë

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker