LAJMI I FUNDIT:

Historia: Barca mund ta kthejë rezultatin (video)

Historia: Barca mund ta kthejë rezultatin (video)

Humbja në San Siro nga Milani me rezultat 2-0, e ka lënë Barcelonën të mendojë se si ta bëjë një rikthim sensacional në Camp Nou, por kjo nuk do të ishte hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë.

Nëse Barcelona dëshiron të kalojë në gjysmëfinale, ata duhet të bëjnë një paraqitje magjike në natën e 12 marsit në Camp Nou kundër Milanit. Edhe pse e humbën ndeshjen e parë ndaj Rossonerëve tejet taktikë, historia e këtij ekipi legjendar flet se ata dinë ta bëjnë të pamundurën kur luajnë në shtëpinë e tyre.


7 Dhjetor 1977: Barcelona 3-0 Ipswich Town
Në raundin e 16 të Kupës UEFA, Barca e eliminoi Ipswichin pas penaltive. Ata arritën të rikthehen nga humbja 3-0 në Angli me dy golat e Cruyffit dhe një të Rexach në minutat e fundit. Rezultati përfundimtar i dy ndeshjeve ishte 3-3, por pastaj në penalti katalanasit fituan.

1 Nëntor 1978: Barcelona 3-0 Anderlecht
Pothuajse e njëjta storje si me Ipswichin. Kësaj radhe në Cup Winners Cup, Barca e kishte humbur ndeshjen e parë 3-0 në Belgjikë. Por, kur u kthyen në Camp Nou, me golat e Krankl, Heredia dhe Zuviria në minutat e fundit ata e barazuan rezultatin përfundimtar. Kjo ndeshje gjithashtu shkoi në penalti të cilat më mirë i konkretizuan katalanasit dhe më vonë gjatë këtij viti e ngritën këtë trofe në Basel.

16 Prill 1986: Barcelona 3-0 Gothenburg
Edhe këtë herë Barca kishte humbur 3-0 në udhëtim, kësaj here ndaj ekipit suedez Gothenburgut. Në këtë ndeshje në mënyrë magjike Pitxi Alonso kishte shënuar një hettrik të mrekullueshëm për t’i kthyer katalanasit në lojë. Loja shkoi në penalti të cilat i fituan vendasit (5-4).

29 Shtator 1993: Barcelona 4-1 Dynamo Kiev
Kjo ishte njëra ndër paraqitjet më të mira të ‘Dream Team-it’ të legjendës Johan Cruyff. Pasi kishin humbur me rezultat 3-1 në Ukrainë, Barcës i duhej diçka e veçantë për t’u kualifikuar në raundin e radhës në Kupën Evropiane. Laudrup(8) dhe Bakero(16) e nisën mirë për vendasit, por Rebrov shënoi një për mysafirët dhe i komplikoi gjërat. Por, kah fundi i ndeshjes, Bakero shënoi edhe një gol për ta barazuar rezultatin përfundimtar dhe në krejt në fund Koeman e shënoi edhe një gol për ta quar Barcelonën në finalen e Athinës.

18 Prill 2000: Barcelona 5-1 Chelsea
Një humbje me rezultat 3-1 në Stamford Bridge, e shtyu trajnerin e asaj kohe, Van Gaalin, që ta bëjë të pamundurën me ekipin e tij për t’u kualifikuar në gjysmë-finale. Rivaldo, Figo dhe Dani shënuan njëherë por pastaj një gol nga Flo i nivelizoi gjërat. Ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku Rivaldo dhe Kluiverti shënuan përsëri për ta dërguar ekipin e tyre në raundin e ardhshëm, të cilën e humbën nga Valencia.

Në faqen zyrtare të klubit të Barcelonës ata kanë paraqitur një video me mbishkrimin. “Nëse nuk besoni se mund ta kthejmë rezultatin atëherë shikoni këtë video” dhe atë mund ta shikoni edhe më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori