Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në një hotel pranë qendrës së qytetit të Selanikut, policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve është Arben Frroku, i dyshuar nga policia shqiptare për vrasjen e Dritan Lamajt, ish-shet i komisariatit nr. 6 në Tiranë.
Arrestimi është bërë në orën katër të mëngjesit, në dhomën e hotelit, kur tre shtetasit shqiptarë po pinin uiski dhe në tavolinën e dhomës janë gjetur edhe tre gramë kokaine.
I arrestuari i dytë është Jak Jaku, kurse personi i tretë, edhe ai me mbiemrin Frroku, është një i afëm i Arben Frrokut, i dënuar nga drejtësia grekë dhe që kishte marrë një leje 6-ditore prej burgut ku kryente dënimin.
Gjithashtu, të arrestuarve u është sekuestruar një benz i bardhë i tipit “ML 320”, i parkuar para hotelit që ndodhet përballë gjykatës së Selanikut.
“Pas hetimeve intensive është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së Kryekomisar Dritan Lamaj. Ka rezultuar se autorët janë, Arben Frroku, 44 vjeç banues në Tiranë dhe Jak Jaku, 31 vjeç banues po në Tiranë, banues. Në sajë të masave të marra dhe shkëmbimit të informacionit me policinë greke është bërë i mundur ndalimi i këtyre dy shtetasve në Greqi. Është arritur në përfundimin se vrasja e Lamajt është bërë nga autorët e dyshuar për shkak të detyrës. Është ushtruar kontroll në banesat e autorëve. Në banesën e shtetasve Jak Jaku dhe Ndue Jaku, janë gjetur armë, snajper, 2 kallashnikovë, pistoletë Bereta, dy armë gjahu dhe sasi e madhe fishekësh. U konfiskuan gjithashtu në cilësinë e provës materiale, rreth 500 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, disa gramë heroinë dhe një sasi tjetër hashash. Është gjetur edhe automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët natën e vrasjes. Automjeti tip BMË është gjetur në Domje. Grupi hetimor vazhdon hetimet për kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme ligjore për vënien e tyre para drejtësisë shqiptare”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
Në fillim akuza ndaj të arrestuarve ka qenë vetëm për përdorim droge, pasi informacionet e deritanishme nuk japin hollësi për mbajtje armësh apo mjetesh të tjera.
Por burime policore theksojnë se kanë pasur informacione nga policia shqiptare se personat në fjalë ishin të dyshuarit për vrasjen e komisarit Lamaj dhe se mund të kishin kaluar kufirin grek, ndaj dhe janë ndjekur e më pas janë arrestuar.
Lamaj u masakrua nga breshëria e automatikëve rreth orës 18.40 minuta të së dielës. Automjeti i tij u bë shosh nga plumbat. 41 vjeçari, me banim në Tiranë, ka kryer një sërë detyrash në Policinë e Shtetit shqiptar, ndërkohe që ka një karrierë të gjatë prej 19 vjetësh në Policinë e Shtetit.
Ai ka punuar më parë si oficer dhe shef krimesh në komisariatet e kryeqytetit, në komisariatin e Gjirokastrës, si shef i Postës Kufitare të Kakavijës, si edhe nga viti 2010 deri në nëntor të 2012 në funksionin e shefit të komisariatit numër gjashtë në Tiranë.
Pasi la këtë detyrë, në nëntor të vitit të shkuar, Lamaj kishte denoncuar në prokurori se kërcënohej sistematikisht me jetë nga disa persona.
Paraditen e së hënës, vajza, bashkëshortja, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij e përcollën në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku kryekomisari do të prehet në krah të dëshmorëve të tjerë.
Policia pas vrasjes shoqëroi mbi 100 persona dhe e cilësoi ekzekutimin si një krim për shkak të detyrës. Dosja po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Prova më e rëndësishme në duart e prokurorëve ka rezultuar kamera e një subjekti privat në afërsi të vendit të ngjarjes, e cila ka fiksuar të gjithë skenën e krimit, por për këtë policia nuk ka dhënë asnjë informacion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe