LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari bën seks me qen!

Shqiptari bën seks me qen!

Rojtari shqiptar i një shtëpie, me emrin Kujtim Nicaj, është burgosur nga autoritet amerikane për gjashtë vjet pasi që ka bërë seks me një qen të llojit labrador.

I dyshuari është zënë nga pronari i shtëpisë pasi kamerat e shtëpisë së tij e kishin xhiruar atë duke bërë seks me këlyshin njëvjeçar me emrin Gunner. Roja është burgosur pasi banori ka dërguar xhirimet që janë bërë me anë të sistemit CCTV, ku Nicaj hyn në apartamentin e tij dhe bën seks me këlyshin.

Kujtim Nicaj (44) ka pranuar se e ka thyer banesën dhe ka kryer krimin e motivuar seksual, përderisa autoritetet e kanë dënuar atë me gjashtë vite burg dhe shtatë vite të tjera lirim me kusht. Vendimin e ka marrë Gjykata e Westchester në New York, transmeton “Express”.


Së pari ai duhet të kaloi kohën në burg dhe mandej ai duhet të nënshkruhet si person që bën sulme seksuale kur nuk është nevoja.

Nicaj e ka kryer këtë akt vitin e kaluar. Ai kishte hyrë në apartament pa lejen e pronarit dhe përderisa ishte brenda është ndërlidhur me disa akte seksuale me qenin 15 muajsh të tipit labrador, ka shkruar gazeta “USA Today”.

Ky akt është incizuar nga tri kamera të pronarit të shtëpisë Alan Kachalsky, i cili dyshimet i ka arritur pasi është kthyer në apartamentin e tij. Kachalsky ka thënë se ai është rikthyer në shtëpi dhe ka qenë si i verbuar kur e ka parë atë rast, përderisa kamerat i ka shikuar pasi që Nicaj kishte lënë dritaren hapur dhe atij i kishin lindur dyshimet për ndonjë vjedhje.

Xhirimet ja kanë konfirmuar Kaxhalskyit të dyshuarin dhe ai menjëherë provat ja ka dhënë policisë.

“Një burrë i zhveshur në apartamentin e juaj duke bërë seks me qenin tuaj”, ishte befasuar avokati i Kachalskyit, kur ky i fundit ia kishte treguar rastin.

Një hulumtim pasues i qenit Gunner bëhet ku shihet që ai a pasur probleme fizike, jo të përhershme.

Kachalsky thotë se Gunneri i tij tashmë është më i vjetër dhe i zoti i vetit pasi që në fund të janarit mbush dy vjet dhe se askush s’mund ta dhunojë më. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori