LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen shtatë persona të dyshuar për krim të organizuar

Arrestohen shtatë persona të dyshuar për krim të organizuar

Të enjten në mëngjes janë arrestuar shtatë të dyshuar dhe janë bastisur tetë lokacione në një operacion të kryer nga një Ekip i Përbashkët Hetues i Njësisë së Policisë së EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Departamentit për Krim të Organizuar të Policisë së Kosovës.

Operacionin e ka mbikëqyrë një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake të EULEX-it të Gjykatës së Qarkut të Prizrenit.

Të dyshuarit janë arrestuar në kontekst të një hetimi të një grupi transnacional të krimit të organizuar. Ata akuzohen për krim të organizuar dhe kontrabandë të migruesve.


Arrestimet pasojnë dy operacione të mëhershme nga Ekipi i Përbashkët Hetues në Kosovë, në dhjetor 2011 dhe në prill 2012, në të cilat janë paraburgosur anëtarët e tjerë të supozuar të grupit të njëjtë kriminal.

Më 11 dhjetor 2012 është ngritur një aktakuzë kundër të dyshuarve të arrestuar më parë.

Operacioni po ashtu përkon me arrestimin e dyzet e pesë anëtarëve të tjerë të dyshuar të grupit kriminal i cili dje ndodhi në rajonin e Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori