LAJMI I FUNDIT:

Gara me karrige zyreje

Gara me karrige zyreje

Në qytetin gjerman Bad Koenig-Zell është mbajtur gara e tretë e vozitjes me karrige të zyrës. Garuesit sivjet kanë shtërnguar mirë karriget e tyre, ndërsa disa kanë arritur shpejtësinë deri në 35 kilometra në orë.

Kjo garë në Gjermani organizohet që tri vjet rresht ndërsa secilën herë në të marrin pjesë numër gjithnjë e më i madh i garuesve, të cilët vijnë për t’i prezantuar shpikjet e tyre, karrigat bizare në të cilat mund të vozitesh nëpër tatpjetat e rrugëve.

Në garën e sivjetshme fitoi Pierre Feller nga Luksemburgu, i cili i kaloi 183 metra për vetëm 26.95 sekonda. Përndryshe rregulli është i thjeshtë. Rrotat shtesë nuk lejohen dhe as mjetet ndihmëse të motorizuara. “para nisjes kontrollojmë çdo karrige”, tha Rene Garg, organizator i garës.


Natyrisht, në këtë garë ndahen çmime edhe për karrigen më të mirë të dizajnuar, ku është shpërblyer Heiko Winter, i cili ishte veshur si kauboj, ndërsa nga karrigeja kishte krijuar “kalin”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori