LAJMI I FUNDIT:

Edhe politikanët janë njerëz!

Edhe politikanët janë njerëz!

Edhe pse nganjëherë nuk na duket ashtu, edhe politikanët janë njerëz si ne nga kockat dhe mishi. Këtë e dëshmoi të hënën edhe një deputet i parlamentit në Indonezi, Arifinto anëtar i Partisë së Progresit Islamik, i cili u kap duke shikuar pornografi në kompjuterin e tij gjatë seancës parlamentare.

Situata u bë edhe më interesante pasi mu kjo parti miratoi ligjin i cili ndalon çdo formë të pornografisë, shikimit ose xhirimit. Me tu publikuar kjo fotografi në media, Arifinto dha dorëheqje.

Ai tha se edhe ai është njeri që nuk mund të përmbahet gjithmonë dhe në partinë e tij ka hasur në mirëkuptim. Nuk mërzitet fort se do të dënohet, edhe pse në Indonezi është praktikë një gjë e tillë.

Ylli i filmit i këtij vendi, Nazil Irham, u dënua me tre vjet e gjysmë burg pasi xhirimi shtëpiak i saj u publikua në internet. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori