LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarë të shumtë xhiruan UFO?!

Dëshmitarë të shumtë xhiruan UFO?!

Një dukuri interesante ka befasuar banorët e Chicagos në orët e mbrëmjes më 3 prill. Shumë dëshmitarë njoftuan për ngjarjen, ndërsa ka edhe nga ata që incizuan me kamerat e tyre. Xhirime të reja publikohen orë pas ore, ndërsa ende nuk është dhënë ndonjë sqarim zyrtar.

Për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve ngjarja është regjistruar nga kënde të ndryshme, ndërsa në të gjitha xhirimet shihet një formacion i dritave ngjyrë portokalli të cilat ngadalë lëvizin nëpër qiellin e natës.

Dëshmitarët thonë se dritat fillimisht lëviznin në linjë të drejtë, ndërsa pas një kohe filluan të krijojnë një formacion tjetër.

Këtë dukuri interesante për momentin nuk mund ta sqarojnë as meteorologët dhe as zyrtarët e aeroportit. Shumica mendojnë se kanë parë fluturaket jashtëtokësore, por ka edhe prej atyre që besojnë se ky është një rreng me fishekzjarre i regjistruar më herët edhe në disa vende tjera të Amerikës.


Deri më tash askush nuk e mori përgjegjësinë për dritat misterioze kështu që të gjitha mundësitë janë të hapura.

Xhirimet të cilat kanë regjistruar dëshmitarët, si dhe raportin e lajmeve, mund t’i shihni këtu. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori