LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçari peshon 60 kilogramë

Trevjeçari peshon 60 kilogramë

Vogëlushi Lu Hao me 60 kilogramët e tij është pesë herë më i rëndë se bashkëmoshatarët e tij. Edhe pse është vetëm tre vjeçar kinezi në një vakt ha tri pjata me oriz, ndërsa prindërve ju vjen keq për t’ia zvogëluar porcionet.

Kur lindi Hao peshonte vetëm 2.6 kilogramë, por shpejt filloi të shtonte peshë. “Ka apetit të mirë. Gjatë një vakti ai ha tri pjata me oriz dhe atë porcione më të mëdha se që ha nëna e tij dhe unë”, thotë babai i djaloshit Lu Yuncheng

. “Duhet ta lëmë të ha çfarë të dëshirojë, përndryshe menjëherë fillon të qajë”, tha nëna Chen Yuan për mediat kineze.

Përkundër dietave prindërit nuk po arrijnë kurrsesi të zvogëlojnë peshën e djalit të tyre. “E kemi dërguar në disa spitale. Në njërin nga thanë se Hao ka tumor në tru, në tjetrin e mohuan. Mjekët thonë se hormonet e tij janë në nivel normal, por nuk po gjejnë shkaktarin që po shkakton mbipeshën”, rrëfen babai i zhgënjyer. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori