LAJMI I FUNDIT:

Beteja me jastëkë para portës së Brandenburgut në Berlin

Beteja me jastëkë para portës së Brandenburgut në Berlin

Në qendër të Berlinit, afër Portës së Brandenburgut, rrugët u mbushën me pendla të jastëkëve. Duke u kënaqur në diellin pranveror, qytetarët e Berlinit zhvilluan një luftë të vërtetë me jastëkë. Nuk ishte me rëndësi se kush fitonte, por me rrëndësi ishte argëtimi.

Ngjarja e pazakontë, beteja me jastëkë, është organizuar nëpërmjet Facebookut, ndërsa qëllimi ka qenë thyerja e rekordit dhe regjistrimi në librin e rekordeve Guinness, njoftoi CNN.

Mendohet se në luftën me jastëkë morën pjesë 2.000 persona, megjithatë ende nuk janë publikuar informata shtesë. Përndryshe, rekordi i deritashëm është 3.707 pjesëmarrës në betejën me jastëkë, i cili është vendosur në Somerset të Anglisë në vitin 2008.

“Disa motoristë u zemëruan kur panë pendlat që fluturonin gjithandej. Por kur ta shihni tërë atë pamje e vetmja gjë që mund të bëni është vetëm të qeshni”, tha polici Matthias Brandau.


Me luftën me jastëkë qytetarët e Berlinit festuan ardhjen e pranverës dhe u argëtuan. Pas një ore kohë ritmi i “luftës” filloi të bie, ndërsa pjesëmarrësit filluan të shpërndaheshin, duke lënë pas vetes rrugët e mbuluara me pendla të bardha. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori