LAJMI I FUNDIT:

Britanikja 11 vjeçare më inteligjente se Albert Einsteini

Britanikja 11 vjeçare më inteligjente se Albert Einsteini

Britanikja Victoria Cowie është vetëm 11 vjeçare, ndërsa është më e mençur se Albert Einsteni, bile ia kalon edhe fizikanit Stephen Hawking ose miliarderit Bill Gates. Koeficienti i saj i inteligjencës është 162 dhe tashmë është anëtare e MENSA-s.

Kjo nxënëse kohë më parë kreu testin e inteligjencës (IQ) dhe u vërtetua se është më inteligjente se fizikanët Albert Einstein dhe Stephen Hawking, IQ e të cilëve është regjistruar si 160.

Megjithatë, Cowie thotë se ajo nuk dallon prej nxënësve tjerë në shkollë. “Kur mora rezultatin vërtetë mbeta e befasuar. Pak është frikësuese kur ju krahasojnë me mendjet e ndritura, por ndjehem mirë për faktin se vlerësohem si shumë e mençur”, i tha britanikja gazetës “Daily Mail”.

Vajza tha se i pëlqen t’i zgjidhë enigmat dhe planifikon ta regjistrojë fakultetin e shkencave. Nëna e vajzës, Alison, deklaroi se ajo gjithmonë e ka ditur që vajza e saj është e mençur, por as nuk ka shpresuar se bën pjesë në dy për qind të popullsisë së botës që kanë koeficient aq të lartë të inteligjencës. Victoria është vajzë e talentuar ajo luan në piano, violonçel dhe saksofon. Është e interesuar në shkencat natyrore dhe thotë se do ta studioj biologjinë. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori