LAJMI I FUNDIT:

Klubi për bajata

Klubi për bajata

Nëse rastësisht nuk jeni interesant, as i interesuar për ndonjë argëtim, por ju pëlqen thjeshtë një jetë e mërzitshme dhe e parashikueshme, atëherë “Klubi për Bajata” është zgjidhja e duhur për ju. Klubi i njerëzve “kot”, fillimisht u hap në New York, por selia aktuale e këtij klubi gjendet në Londër.

Presidenti i këtij klubi është 70 vjeçari, Leland Carlson, i cili jeton në Londër. “Ne nuk jemi program për ndihmë me 12 hapa. Ne kemi vetëm dy hapa – e pranojmë se jemi bajat dhe ashtu do të mbesim”, thotë Carlson.

Njëri prej argëtimeve të rralla të Klubit është paraqitja e njohurive se nga cila anë lëvizin shiritat për bagazhe nëpër aeroportet e mbarë botës. Klubi momentalisht në faqen e vet të internetit ka regjistruar mbi 400 shirita ku dëshmohet edhe drejtimi i lëvizjes së tyre.

Edhe pse sipas psikoterapeutës Lauren Mackler njerëzit janë bajat si pasojë e ndonjë traume në fëmijëri, Leland Carlson thotë se kurrë nuk ka pasur kurrfarë probleme. Jeta e tij ka qenë gjithmonë e mërzitshme dhe bajate – mu ashtu si i pëlqen atij. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori