LAJMI I FUNDIT:

Djali i Kim Jongut II la ditëlindjen e babait për koncertin e Eric Claptonit

Djali i Kim Jongut II la ditëlindjen e babait për koncertin e Eric Claptonit

Derisa qytetarët e Koresë së Veriut po festonin ditëlindjen e liderit të përjetshëm Kim Jong II, njëri prej djemve të tij është parë duke u kënaqur në koncertin e Eric Klaptonit në Singapor.

Djali i dytë i liderit komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong Chol është incizuar me kamerën e Korean Broadcasting System derisa po hynte në koncert, i cili është mbajtur të hënën.

Në fotografitë tjera shihet djaloshi 30 vjeçar i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona duke kënduar dhe kërcyer me pjesën tjetër të publikut në koncertin e organizuar në stadiumin e Singaporit.

Sipas gazetës “Daily Mail” kjo është hera e dytë që Jong Chul është fotografuar në koncertin e Claptonit.


Më herët ai kishte shkuar në koncertin e këngëtarit dhe kitaristit britanik ne Gjermani më 2006, ku edhe e kishte ftuar atë që ta mbajë një koncert në kryeqytetin e Koresë së Veriut në Pyongyang.

Jong Chul ka qenë favorit për ta zëvendësuar të atin, por në fund e humbi garën me vëllain e tij më të ri. Derisa Jong Chol po argëtohej nëpër Singapor, në vendlindjen e tij po mbaheshin manifestime të ndryshme për nder të ditëlindjes së 69 të babait të tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori