LAJMI I FUNDIT:

Shtatë çifte thyen rekordin e Guinnessit për puthje

Shtatë çifte thyen rekordin e Guinnessit për puthje

Shtatë çifte në Tajlandë thyen rekordin e Guinnessit për puthjen më të gjatë. Me rastin e Shën Valentinit është organizuar edhe një garë e cila kishte për qëllim të thyente rekordin e deritashëm të cilin e mbanin Kristina Reinhart dhe Nikola Matovic nga Gjermania. Ata dy u puthen pa ndërprerë rrafsh 32 orë, 7 minuta e 14 sekonda.

Organizatorët e garës në Tajlandë janë të kënaqur që është thyer rekordi dhe në momentin kur ky rekord u thye është organizuar një ceremoni, por kjo nuk i pengoi aspak çifteve që të vazhdojnë me puthjet.

“Gara po vazhdon ende sepse vetëm njëri prej qifteve mund ta marrë titullin si qifti që është puthur më së gjati. Nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo, por mendohet se fituesit do të vazhdojnë të puthen edhe për 12 orët e ardhshme” tha organizatori i kësaj gare.

Përndryshe, në garën për thyerjen e këtij rekordi u futën 14 qifte nga të gjitha rajonet e Tajlandës, por ndërkohë gjysma e qifteve hoqi dorë nga gara. Rregullat e Guinnessit për ta thyer këtë rekord janë shumë të rrepta. Çiftet duhet që gjatë tërë kohës t’i puthitin buzët për njëri tjetrin bile edhe kur hanë dhe pinë, ose kur shkojnë në WC.


Çifti i cili arrin që më së gjati të puthet do ta fitojë një unazë diamanti dhe një shpërblim me një shumë të caktuar parash. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori