LAJMI I FUNDIT:

Fakiri i “Cirkut të Tmerrit” [Video]

Fakiri i “Cirkut të Tmerrit” [Video]

Pjesëtari i cirkut Hannibal Helmurto shfrytëzon veshët e tij për t’i hipnotizuar njerëzit. Këtë teknikë të pazakontë e ka zhvilluar vetë, ndërsa për fuqinë e hipnotizimit ai është falënderues për një pjesë shtesë që ia ka ngjitur trupit të tij.

Helmurto në zgavrat e veshit, të cilat i ka zgjeruar dukshëm, ka futur dy disqe rrotulluese dhe mu ato janë meritorë për fuqinë e tij hipnotizuese.

“Njerëzit përqendrohen në format e ndryshme të cilat i krijon disku në kokën e atij që e shikon dhe në një moment ata janë nën urdhrat tuaj”, thotë gjermani 39 vjeçar, i cili momentalisht është në Britani në turne me cirkun e tij “The Circus of Horror” (Cirku i Tmerrit).

U bë hipnotizues pasi që dëgjoi se kjo mund t’i ndihmojë në numrin e gëlltitjes së shpatave, e cila është ende pika kryesore e tij në cirk.


“Shpejtë e kam kuptuar se më lehtë është të hipnotizosh njerëzit me veshët sesa sytë tuaj”, thotë ai. “Sa më inteligjent janë njerëzit është më lehtë t’i hipnotizosh, pasi kryesisht kanë fuqi më të mirë të përqendrimit dhe mendimet nuk u fluturojnë tjetër kund”.

“Në një rast kam bërë njerëzit që të ecin në skenë në formë treni, ndërsa njëri prej tyre filloi të besojë se ishte karikaturist japonez. Nuk dinte asnjë fjalë japonisht dhe filloi të fliste përçartë ato që ai mendonte se ishin fjalë japonishte”, rrëfeu Helmurto disa nga pikat më të suksesshme të tij për portalin “Metro.co.uk”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori