LAJMI I FUNDIT:

Malaui dëshiron të ndalojë lëshimin e gazrave

Malaui dëshiron të ndalojë lëshimin e gazrave

Po, mirë e keni lexuar. Shteti i vogël afrikan i cili njohu edhe pavarësinë e Kosovës mund të ndalojë me ligj lëshimin e gazrave. Ky propozim erdhi nga qeveria e atjeshme, duke nxitur debate të ashpra. Si arsye të ndalimit të mundshëm përmenden edhe arsyet shëndetësore, ndërsa kushdo që shkel këtë rregull mund edhe të dënohet.

Ministri i Drejtësisë, George Chaponda, beson se lëshimi i gazrave duhet futur në rangun e shkeljeve tjera.

“Nëse ju vjen ta bëni këtë, thjeshtë shkoni në tualet”, tha ai gjatë një interviste për një radio lokale.

Presidenti i Malauit, Bing wa Mutharika, dëshiron që banorët e shtetit të tij të jenë “të përgjegjshëm dhe të disiplinuar”.


Ligji i propozuar përfshinë edhe zgjidhjen e problemeve për ata persona që pengojnë varrimet, si dhe ata bëhen sikur parashikojnë fatin e njerëzve. /Telegrafi/