LAJMI I FUNDIT:

Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien

Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien

Keni, partneri i kukullës më të njohur në botë – Barbie, festoi ditëlindjen e 50-të. Gjysmë shekulli ai i vardiset të dashurës së tij dhe ende nuk e ka fituar zemrën e saj. Por, nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Shenja të pleqërisë – në trup dhe rrudha në ballë – nuk do të shihni tek Keni, edhe pse është 50 vjeçar. Ende është shumë vital dhe shumë modern. Gjithmonë e ka përcjellë modën dhe ka pas styling të gatshëm për gjithçka – qoftë kur vishet serioz ose për të dalë në disko. Një kohë bile ka qenë edhe punker.

Por dëshira e tij e vetme që nuk i është realizuar ende është të vishet si dhëndër dhe të dal para altarit me të dashurën e jetës së tij – Barbien. Të gjithë e dinë dashurinë e tyre të madhe, por në biografinë zyrtare të Kenit thuhet se ai nuk është martuar kurrë dhe Barbie ka veshur fustanin e nusërisë vetëm për t’i kënaqur shoqet e veta rrobaqepëse.

Barbie dhe Keni zyrtarisht janë ndarë më 2004, por Keni edhe më tutje vuan për ish të dashurën. Prodhuesi i kukullave Mattel njoftoi sot në panairin e lodrave në Nurnberg në Gjermani se Keni nëpërmjet Facebookut dhe Twitterit po përpiqet të lidhet me Barbien dhe të lidhet sërish me të, shkruajnë mediat e huaja. /Telegrafi/