LAJMI I FUNDIT:

Shpallje në eBay: Shes aeroplanin luftarak për 69.999 funte

Shpallje në eBay: Shes aeroplanin luftarak për 69.999 funte

Në faqen e internetit www.ebay.com.uk tash mund të shtyheni në pazar për ta blerë një aeroplan luftarak. Çmimi fillestar të cilin pronari e kërkon është 69.999 funte dhe tashmë ka marrë dhjetëra oferta.

Kjo shpallje interesante është postuar për modelin e fundit të aeroplanit luftarak të gjeneratës Harrier.

Aeroplani ka shërbyer në luftën Falkland dhe ka qenë aeroplani më i fortë luftarak. Pas kësaj ka shërbyer edhe pesë vjet në Afganistan, ndërsa pronari aktual i tij, Chris Wilson nga Britania e Madhe, thotë se aeroplani mund të fluturojë sërish me pak rregullime teknike. /Telegrafi/