LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit ua lajnë këmbët familjarëve si pendim

Të burgosurit ua lajnë këmbët familjarëve si pendim

Të burgosurit e burgjeve kineze po përpiqen të dëshmojnë se dëshirojnë të nisin një jetë të re, duke ua larë këmbët familjarëve të tyre për ta larë turpin që u kanë shkaktuar me krimet e tyre.

Sipas zëdhënësit të burgut në Jailing në provincën kineze Sichuan, më shumë se 150 të burgosur lanë këmbët e 450 anëtarëve të familjeve të tyre.

Kjo sipas zyrtarëve të burgut do tu ndihmojë atyre të mendojnë për krimet që kanë bërë si dhe për pasojat. Vizitorët e burgut mund të blejnë fotografi si suvenir nga ky aktivitet. /Telegrafi/