LAJMI I FUNDIT:

Akrobati shëtiti 1.6 km në tell

Akrobati shëtiti 1.6 km në tell

Akrobati Freddy Nock tregoi trimëri të madhe duke kaluar gati 1.600 metra duke ecur nëpër tel të teleferikut të alpeve zvicerane.

Në fotografitë fantastike shihet qartë se si Freddy me vetëbesim ecën pa rrjetën e sigurisë ose pa lidhje shtesë. Duke përdorur vetëm shkopin për balancim, ky 45 vjeçar pa problem shëtiti në telin e teleferikut prej St. Moritz deri në malin Corvatsch, maja e së cilit mbërrin 3.019 metra lartësi mbidetare.

Nock, i cili filloi të mësojë zanatin e akrobatit që në moshën katërvjeçare, me sukses përfundoi rrugën e tij në përpjekjen e dytë, pasi koha e keqe e detyroi që ta anulojë “shëtitjen” një ditë më herët. Ai paraprakisht kishte ndërmarrë akrobacione të tilla edhe në Gjermani duke kaluar ndërmjet majave të maleve më të larta dhe ka shëtitur 900 metra mbi liqenin e Cyrihut në Zvicër.

Në gusht të vitit 2009 në Gjermani eci nëpër tel në majat e maleve, po ashtu pa rrjetë siguruese dhe masa tjera mbrojtëse. Ai eci 50 minuta para 1.800 shikuesve, ndërsa ecjen e përfundoi në lartësinë gati 3.000 metra lartësi. Atëbotë kishte grumbulluar 19.000 dollarë për fondacionin gjerman që ndihmon zhvillimin e rajoneve rurale të Etiopisë, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/