LAJMI I FUNDIT:

Më falni, po ua kthej qenin se s’po më përshtatet me perdet!

Më falni, po ua kthej qenin se s’po më përshtatet me perdet!

Një grua nga Britania e Madhe ktheu qenin Harvey në azilin e qenve pasi nuk “i përshtatej” me perdet e dhomës së ndejës- shkruan Daily Mail.

Gruaja e kishte vizituar disa herë qenin me pronar Jack Russel, para se ta merrte me vete në shtëpi. Por po të njëjtën ditë thirri pronarin dhe i tha se i ka dalë një problem me qenin, pasi nuk i përshtatej me ngjyrën e perdeve të dhomës. Harveyn e ktheu pas dy ditësh.

Shefi i azilit të qenve, Barry Shuttleworth, tha se është i tmerruar me veprimin e gruas.

Bashkëshortja e tij, Corrina, thotë se ka shumë qen që njerëzit i braktisin për arsye nga më të pazakontat siç është rasti i kthimit të një qeni të racës labrador pasi “nuk dëshironte të lehte”. /Telegrafi/