LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të gabimit në navigacion goditi kishën

Për shkak të gabimit në navigacion goditi kishën

Pensionisti britanik 76 vjeçar duke vozitur me makinë në shoqërinë e bashkëshortes, u përplas me muret e një kishe në Gjermani pasi po ndiqte me përpikëri udhëzimet e navigacionit satelitor.

Çifti kështu kaloi natën në spital pasi të dy morën lëndime të lehta trupore pas aksidentit që e shkaktoi sistemi GPS duke udhëzuar shoferin se duhet kthyer djathtas, njofton “Metro”.

Përkundër faktit se në atë drejtim nuk kishte rrugë, britaniku reagoi duke ndjekur instruksionet e navigacionit dhe u kthye djathtas, duke goditur direkt kishën e cila gjendet në një vend rural të Gjermanisë, afër kufirit me Austrinë.

“Renaulti” para goditjes shkaktoi dëm të konsiderueshëm material me vlerë prej 25.000 euro. Sipas zyrtarëve të policisë, shoferi mbeti i hutuar dhe nuk e vërejti gabimin në navigacion. /Telegrafi/