LAJMI I FUNDIT:

Rrathët në fushat e Indonezisë dëshmi se ekzistojnë UFO-t

Rrathët në fushat e Indonezisë dëshmi se ekzistojnë UFO-t

Rrathët u paraqitën në fushat e mbjella në Indonezi më 24 janar, ndërsa popullsia lokale në fshatin Nogotirito mbeti e shokuar. I tërë fshati prej asaj dite u dyndën drejt fushave për të parë përmasat gjigande të rrathëve misterioz me përmasa dhjetëra metra e me forma të përkryera.

Derisa disa shkencëtarë thonë se rrathë të tillë krijohen falë disa dukurive të pazakonta natyrore, të tjerët thonë se ato janë bërë nga dora njerëzore, por askush nuk ka dëshmi për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ufologët entuziastë megjithatë thonë se ky është një fakt i pastër që dëshmon se megjithatë jashtëtokësorët ekzistojnë. Më saktë, jashtëtokësorë që drejtojnë anije kozmike. /Telegrafi/