LAJMI I FUNDIT:

Qeni më i vjetër në botë 23 vjeç

Qeni më i vjetër në botë 23 vjeç

Qeni me emrin Uncle Chi Chi (‘xhaxhi’ Chi Chi), me siguri është qeni më i vjetër në botë. Pronari i tij beson se ky qen, i cili para dhjetë vitesh është verbuar tërësisht si pasojë e pleqërisë, ka së paku 23 e ndoshta edhe 24 vjet.

Zyrtarisht, sipas librit të rekordeve Guinness momentalisht qeni më i vjetër në botë është Sako nga Australia (22 vjeçar).

Producenti i kinematografisë Frank Pavic nga West Village i New Yorkut e kishte marrë këtë qen nga kushërira e tij Jane Maybank para 15 vitesh, saktë më 1996. Atëherë Chi Chi ishte tetë ose nëntë vjeçar, ndërsa Jane ia dhuroi Frankut pasi qeni nuk shkonte mirë me fëmijën e saj të vogël.

Janë e kishte marrë qenin nga një kushërirë tjetër e saj Frances Huston, e cila më 1987 e kishte marrë qenin në azilin e qenve. Në kohën kur ajo e mori qenin i kishin thënë se ai ishte një vjeç e gjysmë. /Telegrafi/