LAJMI I FUNDIT:

Buzëqeshja teknologjike japoneze

Buzëqeshja teknologjike japoneze

Nëse dëshironi të keni buzëqeshje shkëlqyese, zgjidhja e përkryer për ju është LED aparati për dhëmbë. Kjo shpikje bizare u bë hit në Japoni, ndërsa e bartin të gjithë, të rinj e të vjetër, pa marrë parasysh se sa dhëmbë kanë në gojë.

Bëhet fjalë për një aparat të thjeshtë LED i cili duket si mbrojtës i dhëmbëve dhe nëse dëshironi buzëqeshje të shndritshme këtë aparat vetëm futeni në gojë.

Së bashku me aparatin LED vjen edhe telekomanda, me të cilën mund të kontrolloni dritat në dhëmbë, t’i ndalni, t’i lëshoni dhe tua ndryshoni ngjyrat.

Shkollaret japoneze po çmenden pas këtij zbulimi i cili reklamohet si “argëtim për gojën tuaj” dhe prodhuesi mezi po arrin t’i përmbushë kërkesat e shitjes. /Telegrafi/