LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasja 90 cm lindi fëmijën e shëndoshë

Ukrainasja 90 cm lindi fëmijën e shëndoshë

Ukrainasja 26 vjeçare, e gjatë gjithsej 90 centimetra, lindi një foshnje të shëndoshë, ndërsa mjekët këtë rast e kanë quajtur të jashtëzakonshëm.

Kur Marija Ukrajinski, nga rajoni Lavov, mësoi se është shtatzënë, menjëherë vendosi se do të bëhej nënë, edhe pse mjekët nuk ia sugjeruan një gjë të tillë. Marija është xhuxhe dhe vuan nga nanizmi – sëmundja e hipofizës.

“Kur i thashë mjekëve se jam shtatzënë, më thanë: ‘Ti je e çmendur. Sëmundja jote do të të vrasë ty dhe foshnjën’”, tha ajo. Marija po ashtu tha se mjekët e kanë këshilluar gjatë tërë kohës që ta ndërpriste shtatzëninë, por ajo mendoi: “Në pastë thënë Zoti, ai do të ndihmojë që të lindë”, shkruan RIA Novosti.

Mjekët, të cilët thonë se ky është rasti i parë i këtij lloji në praktikë, mbetën të befasuar dhe janë të kënaqur kur gruaja lindi vajzën e shëndoshë 64 centimetra dhe të rëndë 2.800 gramë.


“Gratë që vuajnë nga nanizmi nuk mund të mbeten as shtatzëna. Nëse ndodh që të mbetën shtatzënë, për shkak të trupit të shkurtë, ato nuk e durojnë shtatzëninë deri në fund”, tha Aleksandar Paenok, mjek i Fakultetit të Mjekësisë në Lavov. Nëna e re mezi pret që ajo dhe foshnja të dalin nga spitali. /Telegrafi/